Mot me diell dhe vranësira të shpërndara pritet të mbajë sot në vend, njofton Insajderi.
Siç bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, shi me intensitet të dobët parashihet të ketë gjatë mbrëmjes së ditës së hënë, të mërkurën dhe të enjten, duke mos e përfshirë gjithë territorin e vendit.
Përgjithësisht sasitë totale të reshjeve gjatë gjithë javës do të jenë të ulëta.
Sa i përket temperaturave, ato do të jenë tipike pranverore, duke regjistruar minimalet ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa vlerat e maksimaleve parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27.
Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s. /Insajderi.com