Ambasadori Abbott: Kosova duhet të krenohet për shtypin e saj

Ambasadori Abbott: Kosova duhet të krenohet për shtypin e saj

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, ka thënë se Kosova duhet të jetë krenare për shtypin e saj, njofton Insajderi.

Përveç kësaj, Ambasadori Abbott ka theksuar se raporti i fundit i botuar nga Reporterët pa Kufij / RSF ka vërejtur që Kosova bie tetë vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, pas viteve të ngjitjes së vazhdueshme në renditje.

“Kosova duhet të jetë krenare për shtypin e saj të gjallë dhe dinamik. Por ndërsa shënojmë Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, raporti i fundit i botuar nga Reporterët Pa Kufij / RSF ka vërejtur që Kosova bie tetë vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, pas viteve të ngjitjes së vazhdueshme në renditje”, ka shkruar Abbott në llogarinë e tij në Facebook.

“Liria për të raportuar pa frikë nga ngacmimi ose frikësimi – qoftë fizik ose online – është jetik për çdo demokraci. Një mjedis i hapur, në të cilin mbrohen liritë e shtypit, është jetik për llogaridhënien dhe për stabilitetin afatgjatë të Kosovës. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të punojë për të mbrojtur lirinë e mediave në Kosovë dhe në të gjithë botën”, ka shtuar ai. /Insajderi.com