“Mbrojtja e gazetarëve dhe medies së lirë është obligim”

“Mbrojtja e gazetarëve dhe medies së lirë është obligim”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se mbrojtja e gazetarëve dhe medies së lirë është ndër parimet e panegociueshëm, si dhe është obligim institucional e shoqëror, përcjell Insajderi.

Haradinaj në Facebook ka shkruar se kushdo që kërcënon, shantazhon, ushtron presion dhe sulmon mbi medien e lirë, është i humbur.

“Sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, por edhe çdo ditë tjetër, jemi në krah të tyre, në mbrojtje e respekt të fjalës së lirë. Kushdo që kërcënon, shantazhon, ushtron presion dhe sulmon mbi medien e lirë, mbi demokracinë tonë, është i humbur, sepse ka përballë një front të madh të bashkuar”, ka thënë ai.

Këto deklarata Haradinaj, i ka bërë në Ditën ndërkombëtare të Shtypit./Insajderi.com