Shteti ka aprovuar rreth 1.5 milionë euro për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në Hagë

Shteti ka aprovuar rreth 1.5 milionë euro për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në Hagë

Mbi një milion e gjysmë euro ka paguar Kosova për mbrojtjen e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.

Për gjashtë muaj, Ministria e Drejtësisë ka paguar një milion e 578 mijë e 857 euro e 35 centë avokatët që po mbrojnë të akuzuarit.

Gazeta Online Insajderi i ka siguruar këto shpenzime nga MD-ja, pas kërkesës së ministres së këtij dikasteri, Albulena Haxhiu për ndryshim të udhëzimit administrativ për publikimin e shpenzimeve financiare.

Më së shumti para janë aprovuar për mbrojtjen e kreut të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, gjithsej 315 mijë e 150 euro, e më së paku para për mbrojte nga të akuzuarit deri tani ka përfituar ish-kryeparlamentari dhe njëherësh ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Sipas këtyre të dhënave, Britaniku Ben Emmerson që po e mbron Veselin, është paguar më shumë se 31 mijë euro./Insajderi.com

Tabela e shpenzimeve lëshuar nga MD e Kosovës për të akuzuarit në Hagë