Ka vdekur Behram Rrahmani, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga fshati Kollë e Komunës së Vushtrrisë, përcjell Insajderi.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Vushtrri.
Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit bëhet nesër, e martë, në orën 13:30 në fshatin Kollë!
Rrahmani gjatë luftës ka ushtruar veprimtarinë e tij në zonën e Shalës dhe njihet me nofkën “Kujtimi”./Insajderi.com