Shqipëria ka regjistruar dy viktima si pasojë e Coronavirusit në 24 orët e fundit, transmeton Insajderi.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 38 raste të reja të infektimit.
Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 131 mijë e 276 raste me COVID-19, janë shëruar 111 mijë e 792 njerëz, kanë vdekur 2 mijë e 399 persona, ndërsa vazhdojnë të mbesin edhe 17 mijë e 85 raste aktive.
Shqipëria është shteti që ka siguruar më së shumti vaksina antiCOVID në rajon. Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka njoftuar se deri tani janë vaksinuar 500 mijë qytetarë./Insajderi.com