Lutfi Haziri kërkon drejtësi për Agon Musliun

Lutfi Haziri kërkon drejtësi për Agon Musliun

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kërkuar drejtësi për Agon Musliun, i cili vdiq një vit më parë derisa po qëndronte në karantinë në Qendrën e Studentëve, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, Haziri ka shkruar se organet e drejtësisë duhet ta zbardhin deri në fund këtë rast, të cilin e ka quajtur “njollë e zezë e Kosovës”.

“Sot një vit Kosova e humbi tragjikisht një djalosh, që potencialisht do të ishte e ardhmja e Kosovës. Agon Musliu ishte student i shkëlqyer të masterit, i cili sapo kishte nisur hapat e tij të profilizimit, në Gjermani.

Kërkoj sërish nga organet e drejtësisë që të zbardhet deri në fund kjo njollë e zezë e Kosovës në fillim të pandemisë. Kërkojmë drejtësi për Agonin. Kosovës, Gjilanit e në veçanti familjes së tij, i duhet drejtësia!”, thuhet në postimin e tij./Insajderi.com

May be an image of 1 person and standing