Rrëmbeu ish të dashurën dhe e keqtrajtoi – Arrestohet

Rrëmbeu ish të dashurën dhe e keqtrajtoi – Arrestohet

Një person është arrestuar të hënën në Prishtinë, pasi i njëjti ka rrëmbyer dhe keqtrajtuar ish të dashurën e tij, njofton Insajderi.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Prishtinë 02-03.05.2021 –22:00. Me datën 03.05.2021 viktima femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë në banesën e saj ishte marrë me dhunë, ishte keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nga ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Si pasoj e rastit viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet./Insajderi.com