Reagon Donika Gërvalla: Sot po bërtasin ata që e sollën Kosovën në këtë gjendje të turpshme

Reagon Donika Gërvalla: Sot po bërtasin ata që e sollën Kosovën në këtë gjendje të turpshme

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha të martën se ndaj deklaratës së saj të bërë para disa vitesh se do të dorëzojë dosje në Hagë, posa të formohet Gjykata Speciale, po reagojnë ata të cilët sipas saj, e kanë sjellë Kosovën “në këtë gjendje të mjerueshme”, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, ajo theksoi se asnjëherë nuk do të pushojë së kërkuari drejtësi për të gjitha viktimat në Kosovë, “pa marrë parasysh përkatësinë politike, gjininë, kombësinë apo funksionin e viktimave dhe autorëve të krimit”.

Sipas saj, kjo është më e pakta që mund të bëhet jo vetëm për viktimat, por edhe për gjeneratat që vijnë.

“Heshtja qyqare nuk e nderon asnjërin prej nesh. Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka thënë qartë fjalën e tij. Si ministre e qeverisë së zgjedhur me votën më të fuqishme qytetare i përulem çdo vendimi të Kuvendit. Sot po dëgjoj si po bërtasin fort pikërisht ata që me heshtjen dhe me veprat e tyre e sollën Kosovën në këtë gjendje të turpshme. Vetëm me guxim dhe shumë punë do të mund t‘ia kthejmë Kosovës faqen e bardhë, jo me heshtje dhe mashtrim. Shumë punë na presin, vërtet”, ka shkruar Gërvalla në profilin e saj në Facebook.

Ky reagim i saj ka ardhur pas akuzave se nuk beson në drejtësinë e vendit dhe pasi që Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e saj apo shkarkimin nga pozita e ministres./Insajderi.com

Dje, sot por edhe nesër!
Asnjeherë nuk do të pushoj së kërkuari drejtësi për të gjitha viktimat në Kosovë, pa marrë…

Posted by Donika Gërvalla-Schwarz on Tuesday, May 4, 2021