Maqedoni e Veriut: Nis imunizimi masiv kundër COVID-19

Maqedoni e Veriut: Nis imunizimi masiv kundër COVID-19

Pas paralajmërimeve për fillim të vaksinimit masiv, para sallës “Boris Тrajkovski” në Shkup të Maqedonisë së Veriut, sot kishte interesim të qytetarëve për ta marrë vaksinën kundër COVID-19, njofton Insajderi.

Nëpër pikat e vaksinimit ashtu siç ishte njoftuar, janë shpërndarë vaksinat kineze, ndërsa gjatë javës është paraparë që të vaksinohen 35 mijë qytetarë.

Nga stafi mjekësor që janë në shërbim të personave që kanë shprehur dëshirë për vaksinim, thonë se deri më tani gjithçka po shkon mirë dhe se shohin interesim  të madh çdo ditë e më shumë.

Ndërkaq, vaksinimi masiv sot ka filluar edhe në qytetet e Kumanovës, Tetovës, Ohrit, Kavadarit, Manastirit dhe Shtipit.

Deri tani janë paraqitur 170.000 persona për vaksinim, ndërsa procesi vazhdon të zbatohet sipas moshës dhe gjendjes kritike të qytetarëve. Vaksinën kineze do ta marrë edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili javën e kaluar deklaroi se dëshiron të japë shembull se të gjitha vaksinat janë të sigurta./Insajderi.com