Analisti nga Shqipëria Maro Baze ka deklaruar se Donika Gërvalla duhet ta kuptojë se është kryediplomate e Kosovës dhe jo e Shqipërisë.
Kjo deklaratë e tij erdhi pasi ministrja e Punëve të Jashtme postoi në Facebook flamurin kombëtar, pas kërkesave të Partisë Demokratike të Kosovës që ajo të dorëhiqet apo shkarkohet..
“Donika Gërvalla duhet të mësohet me idenë se është Ministre e Jashtme e Kosovës dhe duhet të njoh flamurin e Kosovës. Nuk ka nevojë të ilustrojë akuzat e Serbisë . Kështu nuk mbron dot as viktimat e Serbisë në Kosovë dhe as shtetin e Kosovës që e viktimizon duke e injoruar”, ka shkruar Baze në Facebook.
Donika Gërvalla, kishte deklaruar vite më parë se do të deponojë dokumente për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Këto zhvillime vinë në një kohë kur zyrtarë të PDK-së akuzojnë Albin Kurtin dhe Vjosa Osmani “që nuk po japin garanci në Gjykatën Speciale që ish-krerët e UÇK-së të mbrohen në liri”. /Insajderi.com