Spanja besnike ndaj Serbisë: Nuk e njohim Kosovën

Spanja besnike ndaj Serbisë: Nuk e njohim Kosovën

Ministrja e Jashtme e Spanjës, Aranca Gonzalez, ka thënë se sheti i saj i përmbahet “parimit” të mosnjohjes së Kosovës, transmeton Insajderi.

Ajo ka theksuar se Serbia mund të llogarisë në mbështetjen e sinqertë të Spanjës në ruajtjen e “integritetit të saj territorial”.

Kjo deklaratë e kryediplomates spanjolle  erdhi pas bisedës që kishte me homologun e saj serb, Nikola Selakoviq, të martën.

“Spanja i përmbahet parimit të mosnjohjes së Kosovës. Ne e kemi mbrojtur atë pozicion deri më tani, ne po e bëjmë sot dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”, tha ministrja në një konferencë të përbashkët shtypi, raporton agjencia e lajmeve serbe Tanjug.

Gonzalez shtoi se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

“Ne duhet ta mbështesim edhe më vendosmërisht atë dialog si një mënyrë për një zgjidhje paqësore të çështjes së Kosovës”, ka thënë ajo./Insajderi.com