Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka deklaruar se plotësuar kushtet që Kosova ta padisë Serbinë për gjenocid.
Ai ka thënë të martën se ka fakte të cilat do të dëshmonin gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë.
“Në aspektin e nocionit juridik mund të themi që janë plotësuar të gjitha kushtet se në Kosovë është kryer gjenocid por pastaj nga ajo që e themi dhe është e dukshme mund të dalim te pjesa kryesore për të dokumentuar apo dëshmuar gjenocidin.”- tha Miftaraj për ATV.
Partia që tash është në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, kishte premtuar që do ta bëjë një gjë të tillë. /Insajderi.com