Zeka: Gërvalla ka pasur mundësi ta zbulojë vrasjen e babait të saj

Zeka: Gërvalla ka pasur mundësi ta zbulojë vrasjen e babait të saj

Gazetari Milaim Zeka, thotë se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka pasur mundësinë të zbulojë vrasjen e babait të saj, transmeton Insajderi.

Kështu është shprehur ai derisa ka komentuar deklaratat e ministres Gërvalla, se do ta ndihmojë Gjykatën Speciale me materiale që ajo i ka në dispozicion.

“Kjo i ka pasur të gjitha mundësitë diplomatike, qytetare dhe njerëzore së bashku me burrin e saj, për të bërë presion në Bundestagun gjerman, policinë gjermane dhe shërbimin sekret gjerman, për t’i zbuluar vrasësit e babait të saj, sikur kanë bërë kroatët në vrasjen e Stjepan Gjurkoviqit, në Mynhen në një garazh. Janë arrestuar pjesëtarët e UDB-së dhe janë dënuar në Gjermani”, ka thënë Zeka në ‘Sytë 7’ të Klan Kosovës.

Ai tha se dyshimet e saj ishin të drejtuara te kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, për implikimin në vrasjen e Jusuf Gërvallës.

“Gabimi i saj më i madh është që kur ka folur për Gjykatën Speciale, është dashur ta specifikojë dhe të thotë që ajo ka vetëm një dokument ose dyshim ose informacion nga shërbimi sekret gjerman dhe zviceran, dhe aludimi i saj në përzierjen në vrasjen e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës, aludimet e saj kanë qenë të drejtuara te Behgjet Pacolli”, është shprehur më tej Zeka. /Insajderi.com