Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda Qendrës së Paraburgimit të Prishtinës, njofton Insajderi.

Sipas njoftimit të SHKK-së, ngjarja ka ndodhur të mërkurën e 5 majit 2021, rreth orës 09:40, pas një pune intensive të zyrtarëve ku arritën të bënin parandalimin e saj.

“Zyrtarët korrektues gjatë kontrollimit të shëtitores së qendrës kanë vërejtur se në traun e shtyllës se metalit kishte të fshehur një pako të cigareve, në të cilën ishte fshehur një telefon i tipit ‘Nokia’ dhe një kabllo për mbushjen e telefonit”, thuhet në njoftim.

Kurse, lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës, dhe po të njejtit kanë bërë konfiskimin e telefonit.

Bëhet e ditur se kanë filluar hetimet se si ka rrjedhur ngjarja deri në tentim për futjen kontrabandës brenda perimetrit të qendrës./Insajderi.com