Për Betim Gjoshin, anëtarin e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Albin Kurti, Vjosa Osmani e Donika Gërvalla janë kundër Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas tij, presidentja, kryeministri dhe kryediplomatja “po përdorin kapacitetin e shtetit për ta zhbërë vetë shtetin”.
“Albin Kurti, Vjosa Osmani janë drejtues të kësaj strukture që në thelb përbëjnë kërcënim për zhbërjen e shtetit të Kosovës si rezultat përfundimtar”, ka shkruar Gjoshi në Facebook.
Ai shtoi se Kurti, Osmani e Gërvalla “kanë kaluar kufijtë e urretjes së padurueshme politike.
“Këta njerëz janë duke drejtuar një fushatë kundër drejtuesve të UÇK-së”, akuzoi Gjoshi.
Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar dorëheqjen apo shkarkimin e Gërvallës për shkak të deklaratave të cilat kjo e fundit i ka dhënë në vitin 2015 e që lidhen me “deponimin e disa materilave në gjykata ndërkombëtare” me akuza të cilat ngarkohen ish-krerët e UÇK-së. /Insajderi.com
Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla Schwarz – treshja anti-Kosovë dhe anti-UÇK
Në Qeverinë e Kosovës dhe në…
Posted by Betim Gjoshi on Wednesday, 5 May 2021