Limaj për Gërvallën: Të distancohet nga qëndrimet e mëhershme apo të dorëhiqet

Limaj për Gërvallën: Të distancohet nga qëndrimet e mëhershme apo të dorëhiqet

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar të mërkurën se kryediplomatja Donika Gërvalla duhet të dorëhiqet në rast se nuk distancohet nga qëndrimet e saj të mëhershme.

Donika Gërvalla në vitin 2015 kishte deklaruar se “do të deponojë materiale për vrasjet e pasluftës”, duke ngarkuar me akuza Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

Por, sipas Limajt, ministrja e Punëve të Jashtme duhet të distancohet pasi tash është drejtuese e diplomacisë kosovare.

“Nëse e mbroni atë çka jeni thënë në 2015, duhet me u shkarku duhet me dhënë dorëheqje se keni konflikt interesi, sepse ju sot drejtoni diplomacinë e Kosovës”, tha Limaj në RTK.

Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës, ka kërkuar që Gërvalla të dorëhiqet apo të shkarkohet. /Insajderi.com