Nesër seancë plenare

Nesër seancë plenare

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë plenare ku do të diskutohet për arsimin gjatë pandemisë.

Kjo seancë pritet të fillojë në ora 10:00 dhe përpos arsimit do të shqyrtohen edhe rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në lidhje me kërkesën e “NP KOSTT” për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës.

Pritet të ketë edhe debat parlamentar, përcjell Insajderi.

Rendi i Ditës:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

  2. Pyetjet parlamentare,

  3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

  4. Debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19,

  5. Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në lidhje me kërkesën e NP KOSTT për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës. /Insajderi.com