Muja i përgjigjet akuzave të Abelard Tahirit për licencat

Muja i përgjigjet akuzave të Abelard Tahirit për licencat

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja i është kundërpërgjigjur akuzave të Abelard Tahirit në lidhje me “shitjen e licencave”, për të cilat dyshime Muja theksoi se gjykata e ka mbyllur atë çështje.

“Gjykata i ka shpallur të pabazuara ato dyshime por unë kam dyshime se vet zoti Tahiri në përpjekje për t’i kapur ato agjencione më ka implikuar edhe mua”, ka deklaruar Muja në TV Dukagjini.

Armend Muja kishte përqeshur Tahirin për drejtshkrimin në një formular të regjistrimit, të njëjtin gjë e përsëriti edhe të mërkurën.

“Abalardi mjerisht ka qenë ministër i Drejtësisë dhe sot është Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së me atë nivel të analfabetizmit…E konsideroj mjerim të përzgjidhet në ato poste kur nuk e ka kaluar as testin e drejtshkrimit”.

Për Mujen, deputeti i PDK-së, theksoi në një studio tjetër televizive që “duhet të shkojë në burg”, shkak i licencave. /Insajderi.com