Një grabitje në një dyqan ka ndodhur të mërkurën në Prishtinë.
Saktësisht në lagjen “Mati 1” rreth orës 20:30.
Lajmin për Gazetën Online Insajderi.com e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Pas marrjes së informacionit, policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para dyshohet se grabitja është kryer nga disa të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes, teksa nuk raportohet për persona të lënduar”.
Ahmeti shtoi se aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve”. /Insajderi.com