Gërvalla i thotë PDK’së se Specialja “s’pikoi nga qielli, ju e votuat”, Tahiri i përgjgijet: Je përfaqësuese e Serbisë, turp për ju

Gërvalla i thotë PDK’së se Specialja “s’pikoi nga qielli, ju e votuat”, Tahiri i përgjgijet: Je përfaqësuese e Serbisë, turp për ju

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në seancën e sotme plenare u ka thënë deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës se janë fajtorë që prijësit e tyre sot gjenden në Hagë dhe se duke e sulmuar atë “nuk do të mund ta gjejnë zgjidhjen e këtij problemi”.

Ajo tutje në foltoren e Kuvendit, iu referua PDK-së si parti e korruptuar.

“Gjykata Speciale në Hagë nuk është e instaluar nga Serbia, por nga ju. Pse është e instaluar nga ju? Sepse ju jo vetëm që nuk e keni luftuar, por s’keni ndërmarrë asgjë për dënimin dhe gjykimin e krimeve të pasluftës. Jo vetëm që asgjë nuk keni ndërmarrë, por jeni munduar ta evitoni gjykimin e krimeve në Kosovë dhe ju jeni ata që në këtë formë e keni bërë të mundur Gjykatën Speciale. Ju e keni votuar, ajo s’ka pikuar nga qielli. Ky koalicion qeveritar nuk e ka krijuar Specialen”, ka thënë ajo.

Replika ndaj fjalimit të saj pati menjëherë nga Partia Demokratike e Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka quajtur turp të madh për diplomacinë kosovare, duke i thënë se po flet duke u bazuar në sajime të Beogradit.

Ai hodhi akuza të rënda ndaj Gërvallës, duke i thënë se është përfaqësuese e Serbisë dhe se ka turp ta përmend mbiemrin e saj.

“Ti je turpi i diplomacisë së Kosovës, turpi më i madh për qytetarët e Republikës së Kosovës, dil kërkoju falje qytetarëve dhe atyre të cilëve janë duke u akuzuar në Hagë. Ti del flet me sajime të Beogradit. Me degju një fjalë të tillë prej ministres së Punëve të Jashtme, është mjerim për këtë vend. Ti je përfaqësuese e Serbisë në Kosovë, nuk ka nevojë Serbia e as Daçiqi të flasë seose ju ka juve Donika Shëartz, sepse mbiemrin tjetër më vjen marre ta përmend”, ka thënë Tahiri.

Një tjetër deputet i kësaj partie që reagoi ndaj akuzave të Gërvallës ishte edhe Bekim Haxhiu.

Ai kërkoi nga Gërvalla që të mos i klasifikojë partitë sit ë korruptuara dhe nëse ka fakte për ndonjë individ, le të urdhërojë ta kryejë punën e organeve të drejtësisë.

“Kush je ti që i quan klasifikon subjektet politike të korruptuara? Mund të jenë individë, por mos përgjithësoni me parti politike, nëse dikush është i korruptuar, urdhëroni dhe arrestojeni”, ka thënë ai. /Insajderi.com