Një këmbësore është goditur nga një veturë në rrugën “Agim Ramadani”, Prishtinë.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor pas lëndimeve që mori.
Lajmin për Gazetën Online Insajderi, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo. /Insajderi.com