Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media, njofton Insajderi.
Në konferencën e cila fillon nga ora 16:00, subjektin më të madh opozitar do të përfaqësojë Bedi Hamza.
Në kumtesën e PDK-së nuk është dhënë arsyeja e kësaj konference.
Por, sot në Kuvendin e Kosovës deputetë të kësaj partie u përplasen fizikisht dhe verbalisht me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Subjekti që drejtohet nga Enver Hoxhaj po kërkon që të dorëhiqet apo shkarkohet kryediplomatja, Donika Gërvalla, pasi sipas tyre “ajo mohon rolin e UÇK-së”. /Insajderi.com