Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëdhënësen e tij, Emilja Rexhepi, kanë pritur në takim përfaqësues të komunitetit goran.
Kjo për shkak të 6 majit, festës zyrtare të këtij komuniteti, njofton Insajderi.
Kreu i Ekzekutivit uroi të gjithë pjesëtarëve të komunitetit goran në Kosovë këtë ditë.
Ai po ashtu e vlerësoi të rëndësishëm rolin e komunitetit goran në forcimin e tolerancës dhe diversitetit në shoqërinë kosovare.
Ndërsa, përfaqësuesit e këtij komuniteti uruan Kurtin për detyrën dhe theksuan vullnetin e gatishmërinë e komunitetit për të kontribuar në zhvillimin e mëtejmë të Kosovës. /Insajderi.com