Tre të vdekur dhe 91 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

Tre të vdekur dhe 91 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

Tre persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri, transmeton Insajderi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë kësaj periudhe janë konfirmuar 91 raste të reja, nga gjithsej dy mijë e 818 mostra të testuara.

Po ashtu janë shëruar 894 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 114 mijë e 362 që nga fillimi i epidemisë./Insajderi.com