Rama: Dialogu Kosovë-Serbi është i tejzgjatur

Rama: Dialogu Kosovë-Serbi është i tejzgjatur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është tejzgjatur, njofton Insajderi.

Ai gjatë një konference vjetore të “State of the Union”, ka thënë se dialogu i nivelit të lartë duke përfshirë inkuadrimin e Gjermanisë dhe Francës është gjë shumë më e mirë.

“Besoj fort, është thelbësore ajo çka Gjermania dhe Franca do të duan të bëjnë kur bëhet fjalë për dialogun Serbi-Kosovë”, tha Rama.

Rama, gjithashtu theksoi se duhet të fokusohen në gjërat të cilat janë të mundshme që të zgjidhen.

“Mendoj që pikësëpari mënyra më e mirë për të ecur përpara të biem dakord për mos rënë dakord për atë që nuk është e zgjidhshme. Të punojmë së bashku me gjithë vendet e rajonit për atë që është e mundur. /Insajderi.com