Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar heroin Luan Haradinaj, në 24 vjetorin e rënies së tij.
Ai ka shkruar se Haradinaj e kalonte kufirin prej studentit tek luftëtari me armën e vet dhe me armë për shokë.
“Luan do të thotë të kalosh kufirin mes mënyrës studente dhe asaj luftëtare. Nuk është e rendit të përditshëm kjo dashuri e dyfishtë për lirinë: për ushtrimin e mendimit të lirë dhe për jetën e lirë”.
“Vështirë të ketë pasur dikund tjetër ndonjë ushtri çlirimtare si kjo e jona që ka aq shumë dëshmorë të cilët ranë duke bartur armatim për të tjerë luftëtarë që do të bëhen dëshmorë më pas”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook./Insajderi.com