Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, komentoi përplasjen e sotme në Kuvendin e Kosovës, mes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të Partisë Demokratike të Kosovës, transmeton Insajderi.
Peci tha se nuk mund të pranojë sharjet e fyerjet kur dikush etiketohet si tradhtar.
Ai theksoi se nuk kishte asgjë personale me askënd, por nuk mund t’i duronte fyerjet ndaj kryediplomates Donika Gërvalla.
Madje, ministri Peci shtoi se deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi është sjellë shumë ashpër ndaj Gërvallës e më pas edhe ndaj tij.
“Memli është ofruar dhe me një gjuhë trupore të vrazhdë, përmendi termat analfabet, oj katastrofë, dhe nuk po dua të përmendi shprehje tjera për se nuk janë në domenin e fjalorit tim…Me këto fjalë iu drejtua Donikës. Reagimi im ishte mjaft më me këto ofendime. Tani vërsulja e Memlit ishte në drejtimin tim. ‘Eja në hollin e Kuvendit të bëj llom’ e sharje e ofendime tjera të pista që nuk dua t’i përmendi”, tha ndër të tjera Faton Peci në RTV Dukagjini./Insajderi.com