Punëtorët e “Kosova Thëngjill” protestojnë para Qeverisë

Punëtorët e “Kosova Thëngjill” protestojnë para Qeverisë

Punëtorët e “Kosova Thëngjill” kanë protestuar sot, e premte, para Qeverisë së Kosovës me arsyen se nuk kanë marrë paga të plota që nëntë muaj.

Nënkryetari i Sindikatës së Korporatës Energjetike të Kosovës, Nexhat Llumnica, ka thënë se po kërkojnë që kjo ndërmarrje të kthehet në Korporatën Energjetike të Kosovës, meqë aktualisht është shoqëri aksionare, raporton Klan Kosova.

Më pas, protestuesit kanë hyrë në Qeveri në takim me përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë.

Ndërmarrja “Kosova Thëngjill” ka 180 punëtorë./Insajderi.com