Kuvendi i Shqipërisë miraton ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta

Kuvendi i Shqipërisë miraton ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta

Me 97 vota pro, gjashtë kundër dhe një abstenim, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar të premten ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, përcjell Insajderi.

Komisioni do të përbëhet nga kryetari Alket Hyseni, nënkryetari Myslim Murrizi, sekretarja Klotilda Bushka dhe gjashtë anëtarë të tjerë.

Nga të gjithë anëtarët e Komisionit, vetëm Klotilda Bushka do të jetë deputete në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit pasi të tjerët nuk kanë marrë asnjë mandat më 25 prill.

Ndërsa, zëvendësues do të jenë Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia dhe Eugen Bojaxhi, raportojnë mediat në Shqipëri.

Vetë presidenti nuk shkoi në Komisionin e Ligjeve për të folur duke kërkuar datën 10 maj, por këtë refuzim deputetët socialistë e komentuan si përpjekje për t’i ikur përgjegjësisë me procedurë./Insajderi.com