Vritet një person në Pejë

Vritet një person në Pejë

Një person është therur me thikë mesditën e së premtes dhe më pas i njëjti ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar.

Lajmin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 13:00 ,policia është njoftuar për një përleshje që ka ndodhur në rrugën “Hysen Hykaj” në Vitomiricë, pas një mosmarrëveshje është therur me thikë një burrë dhe është dërguar në emergjencën e Spitalit në Pejë, ku mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e tij. Viktima është i moshës rreth 60-vjeçare. Dy të dyshuar për rastin janë arrestuar dhe janë duke u intervistuar”, ka thënë Gashi./Insajderi.com