Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë: Qeveria të ketë kujdes për vettingun në drejtësi

Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë: Qeveria të ketë kujdes për vettingun në drejtësi

Përfaqësuesi i Bashkimti Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se Qeveria duhet të tregojë kujdes në procesin e vettingut në drejtësi.

Kjo për shkak se ekzistojnë disa mekanizma për t’u kryet vetting, për këtë duhet tepër përqendrim në përdorimin e tyre.

“Në vend se të investojnë në gjetjen e instrumenteve të reja, mënyra më e mirë e mundshme dhe më efektive do të ishte përdorimi efektiv i atyre ekzistuese”, tha ai për Telegrafin.

Ai shtoi po ashtu se një masë e tillë duhet të fillohet vetëm nëse ekzistojnë të gjitha kushtet e nevojshme.

Szunyog foli edhe për koncept-dokumentin e Qeverisë rreth  konfiskimit të pasurive të pajustifikueshme.

“Ne shpresojmë të marrim draftin e parë të ligjit dhe ta vlerësojmë atë. Masat e reformës të parashikuara në të duhet të jenë në pajtim me parimet e parashikuara në Kushtetutën e Kosovës dhe të drejtat themelore të individëve”, deklaroi ai.

Parita në pushtet; Lëvizja Vetëvendosje gjatë fushatës zgjedhore kishte premtuar konfiskim të pasurive të cilat nuk justifikohen si dhe vetting në drejtësisë. /Insajderi.com