Zyrtarja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuqi, i ka reaguar deputetit nga lista ‘Guxo’, Haxhi Avdylit, pasi ky ironizoi me numrin e anëtarëve të kësaj partie, duke thënë se i vjen keq që gjatë aksionit të djeshëm është arrestuar tërë partia, njofton Insajderi.
Në një postim në Facebook, Kuçi ka shkuar se nuk ka rëndësi a bëhet Kritika nga katër persona apo më shumë, pasi sipas saj, e rëndësishme është përmbajtja.
“Haxhi Avdyli s’paska pasur çfarë të thotë për aksionin tonë sepse ose nuk di ose nuk guxon, e qenka marrë me numra. Fillimisht, nuk ka rëndësi a bëhet kritika nga 4 persona, nga 200 apo 500. E rëndësishme është përmbajtja e saj”, ka shkruar Kuçi ndër të tjera.
Ajo tutje është shprehur se “Haxhiu vjen nga një joparti”.
“Ai është ende pjesë vetëm e një liste, e ashtuquajtur ‘Guxo’, e që s’patën guxim as të kandidojnë të vetëm. Tash s’po kanë guxim as me folë nga nënsqetulla e autokratit Kurti. Lëri Haxi numrat se kur flasim për numrat, ka shumë për t’u thënë!”./Insajderi.com