Kthehet në shtëpi e mitura që u raportua e zhdukur – Thotë se u dhunua

Kthehet në shtëpi e mitura që u raportua e zhdukur – Thotë se u dhunua

Policia e Kosovës njofton se të premten ka hapur një rast të dhunimit në Komunën e Gjilanit , njofton Insajderi.

Sipas Policisë, një e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur, pasi ishte kthyer në shtëpinë e saj ka deklaruar se kishte kaluar natën me një person.

Policia ka arrestuar të dyshuarin i cili ka pohuar veprën dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“ Me 07.05.2021 lidhur me rastin viktima e rastit femër kosovare është kthyer në shtëpi dhe sipas saj ajo kishte kaluar natën me një mashkull kosovar. Policia ka arrestuar të dyshuarin i cili ka pohuar veprën në fjalë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh./Insajderi.com