Aksident në Pejë, një i lënduar

Aksident në Pejë, një i lënduar

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të trafikut i cili ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në hyrje të qytetit të Pejës.

Në aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 07:05 në hyrje të qytetit të Pejës, afër terminalit doganor, ka ndodhë një aksident trafiku me dy vetura të involvuara. Një person ka pësuar lëndime dhe është jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi./Insajderi.com