Shërbimi Spitalor, Klinik e Universitar i Kosovës ka njoftuar se 28 persona janë në gjendje të rënduar nga infektimi me COVID-19, njofton Insajderi.
Sipas njoftimit, 414 pacientë janë të shtrirë në spitalet e vendit, ku po trajtohen.
“Gjithsej, 307 pacientë janë nën asistim të oksigjeno-terapisë”, ka njoftuar SHSKUK-ja.
Vetëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë të shtrirë 175 pacientë, ku prej tyre 13 janë gjendje të rënduar dhe 135 të tjerë me oksigjeo-terapi./Insajderi.com