Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë, afër mensës së studentëve në Prishtinë.
Lexues të Insajderi-t kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se është krijuar kolonë, e po ashtu një nga veturat e përfshira që ka pësuar dëme materiale.
Akoma nuk dihet nëse ka të lënduar.
Gazeta ka provuar të kontaktojë me policinë, por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm./Insajderi.com