Dy persona janë lënduar në aksidentin që ka ndodhur në mes të dy veturave në fshatin Lluzhan të Podujevës.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.
“Sot rreth orës 14:00,në fshatin Lluzhan të Podujevës, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane perfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo./Insajderi.com