Pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës bashkë me ushtarë amerikanë kanë arritur në Kuvajt.
Kuvendi i Kosovës në vitin 2020 i kishte dhënë dritën jeshile forcave të FSK-së që të marrin pjesë në misione paqeruajtëse bashke me amerikanët.
Lajmin për arritjen ne Kuvajt e ka kumtuar Ministria e Mbrojtjes.
“Kosova po kontribuon për Paqen dhe Sigurinë ndërkombëtare”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes. /Insajderi.com