Një qytetar nga Ferizaji të premten ka gjetur një portofol me dokumente dhe 200 euro para në të.
Të gjitha i ka dorëzuar në Polici, njofton Insajderi.
“Me datën 07.05.2021 rreth orës 22:00, një qytetare e Ferizajt (F/SH/K), F.R 34 vjeçe, në afërsi të shkollës fillore, e mesme e ulët ‘’Gjon Serreqi’’ në Ferizaj, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, është bërë e ditur se portofoli i përkiste një shtetases kosovare, me inicialet E.G 28 vjeç.
“Ajo menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt. Pas procedurave të verifikimit të pronares, në prani të policisë, pronares i kthehen paratë ( 213 euro, letërnjoftimi i RKS-së dhe një dokument tjetër)”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com