Familjarët e tre anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani, të cilët vdiqën në Gjirin e Lalzit në banesën e tyre, do të mbajnë sot konferencë për media, transmeton Insajderi.
Konferenca e familjes Haliti do të mbahet në rrugën “Hamdi Pogragja” në Gjilan, në orën 11:00.
“Familja Haliti nga Gjilani mban konferencë për media lidhur me vdekjen e tre anëtarëve të saj në Shqipëri. (Rruga Hamdi Pogragja, nr 34-Gjilan, ora 11:00)”, njofton KP.
Ndryshe, tre anëtarët të familjes Haliti nga Gjilani, të kanë vdekur në Gjirin e Lalzit në banesën e tyre, dyshohet se kanë konsumuar kërpudha dhe pas disa orësh iu janë shfaqur probleme shëndetësore.
“Të tre shkuan për mjekim në Spitalin e Durrësit dhe u mjekuan për helmim. Pas disa orësh dolën dhe u kthyen në banesën e tyre në Gjirin e Lalzit. Por ata ndjenë sërish shqetësime shëndetësore dhe gjendja e tyre u rëndua”, raporton ‘tvklan’.
“Të tre u dërguan sërish në Spitalin e Durrësit, por për fat të keq njëri prej tyre ndërroi jetë e pas disa orësh ndërruan jetë edhe dy të tjerët. Paraprakisht mendohet se shkak i vdekjes së 3 anëtarëve të familjes Haliti ka qenë helmimi nga kërpudhat”. /Insajderi.com