Reagon Çitaku pasi ‘Twitter’ mbylli përkohësisht llogarinë e FSK-së

Reagon Çitaku pasi ‘Twitter’ mbylli përkohësisht llogarinë e FSK-së

Rrejti social ‘Twitter’ i ka mbyllur përkohësisht llogarinë Forcës së Sigurisë së Kosovës, njofton Insajderi.

Kjo ka bërë që të reagojë ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

Çitaku ka pyetur këtë rrjet përmes një postimi në llogarinë e saj se”Pse e mbyllët papritmas llogarinë e FSK-së?” .

Sipas saj, kjo ka ndodhur në po të njëjtën ditë kur Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së publikoi një postim në lidhje me pjesëmarrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionin paqeruajtës.

“Pse papritmas keni vendosur ta kufizoni llogarinë e FSK-së, në të njëjtën ditë kur Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së shkruajti në lidhje me vendosjen e tyre të përbashkët në një mision paqeruajtës”, ka shkruar Çitaku./Insajderi.com