Sveçla reagon për sulmin më armë në veri

Sveçla reagon për sulmin më armë në veri

Ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla  pasi një grup i atletëve u sulmua me armë në pjesën veriore të Kosovës, njofton Insajderi.

Sveçla e quan fat të mirë që nuk ka pasur të vrarë apo të plagosur nga kjo ngjarje.

Ai thotë se incidente të tilla tregojnë për brishtësinë e sigurisë në atë pjesë të Kosovës.

“Me t’u njoftuar për ngjarjen, kam kërkuar nga Drejtori i Policisë së Kosovës që ky rast të hetohet sa më parë. Ky incident dhe të tjerët si ky, na tregojnë që sundimit i ligjit dhe gjendja e sigurisë publike në komunat Veriore të vendit si: Mitrovica Veriore, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok nuk është në nivel të kënaqshëm”, ka shkruar Svecla në Facebook./Insajderi.com