Donika Gërvallës i del në mbrojtje burri pas përplasjes që kishte me PDK-në

Donika Gërvallës i del në mbrojtje burri pas përplasjes që kishte me PDK-në

Ish-deputeti gjerman, Stefan Schwarz ka reaguar pas pëprlajes që bashkëshortja e saj, kryediplomatja Donika Gërvalla, kishte me Partinë Demokratike të Kosovës në Kuvendin, të enjten.

Gjermani ka thënë përmes një postimi të gjatë në Facebok se “vetëm frikacakët përpiqen ta sulmojnë dikë në mënyrë raciste”, raporton Insajderi.

Partia Demokratike e Kosovës e ka quajtur si “turpi i Kosovës”, ministren e Jashtme, madje shefi i grupit të këtij subjekti nuk ia ka përmendur mbiemrin “Gërvalla”, por vetëm atë “Schwarz”, duke thënë se “i vjen turp ta përmend mbiemrin e babait të ministres”.

Pikërisht, Schwarz duke iu kundërpërgjigjur PDK-së, ka shkruar për kontributin që ka dhënë në çlirimin e Kosovës.

“Ja vlen kërcënimet me vdekje që kam marrë. Më në fund e ndalëm regjimin serb të Millosheviqit, duke përfshirë minionet e tij si Vuqiqi dhe Daqiqi”.

Ai ka shkruar edhe për vjehrrin e tij, Jusuf Gërvallën.

“Unë kurrë nuk kam pasur rastin të takoj vjehrrin tim. Sa shumë do të isha kënaqur të flisja me të, për kaq shumë gjëra. Asnjëherë nuk mund të flisja me të për historinë, kulturën dhe artin shqiptar, dhe çfarë do të thotë kontributi i shqiptarëve për kontinentin tonë, sa i vlefshëm është kontributi shqiptar për të gjithë ne në Europë”.

Ish-deputeti gjerman e përmbylli reagimin duke përmendur dy familjet; Gërvalla dhe Schwarz. /Insajderi.com

 

 

AKTUALE • Përkthimi i tekstit, i huazuar nga gazeta Bota Sot.

E DI.

E di nga përvoja se vetëm frikacakët përpiqen të…

Posted by Stefan Schwarz on Sunday, 9 May 2021