Helmimi i kërpudhave shkak i vdekjes së tre anëtarëve të familjes Haliti

Helmimi i kërpudhave shkak i vdekjes së tre anëtarëve të familjes Haliti

Helmimi i shkaktuar nga kërpudhat është shkak i vdekjes së tre anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani.

Kështu është konstatuar në ekspertizën e mjekësie ligjore për këtë tragjedi, raporton Insajderi.

Mësohet gjithashtu se ekspertët kanë marrë në analizë edhe kërpudhat e gjetura në banesën e të ndjerëve për të parë nëse ato janë helmuese.

Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliit ishin banorë rezident në Lalëzit të Durrësit.

Gjendja e tyre u përkeqësua sërish ku i janë drejtuar spitalit të Durrësit, i cili i përgatiti me urgjencë për t’i transportuar drejt QSUT-së.

Nuk ia dolën që t’i përballojnë helmimit që ia kishin shkaktuar kërpudhat. /Insajderi.com