Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se do të vendoset drejtësi lidhur me rastin tragjik të familjes Haliti në Shqipëri, njofton Insajderi.
Në një konferencë për media të mbajtur gjatë ditës së sotme, Haziri tha se konstatimi i obduksionit nuk është vetëm interes i komunës, pasi edhe nga Shqipëria kanë shfaqur interesim në zbardhjen e këtij rasti.
”Drejtësia do të vendoset. Edhe në rastin e familjes Haliti, edhe në rastin e Agonit, edhe në të tjerat”, ka thënë ai ndër tjerash.
Haziri deklaroi se janë të përkushtuar që në detaje të shohin se si ka rrjedhur e gjithë procedura e trajtimit të tre anëtarëve të familjes Haliti.
”Do të shihet trajimi shëndetësor, në shkallën e parë, në institucione tjera. A është neglizhuar rasti, deri ku ka pasur ndërhyrje profesionale. Gjithçka lidhur me këtë rast, duke besuar me institucionet e Shqipërisë, do të zbardhet siç duhet”, tha kryetari i Gjilanit. /Insajderi.com