Dy persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me COVID-19, njofton Insajderi. " />

Dy të vdekur nga COVID-19, rënie e dukshme e numrit të rasteve të reja

Dy të vdekur nga COVID-19, rënie e dukshme e numrit të rasteve të reja

Dy persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me COVID-19, njofton Insajderi.

Bëhet fjalë për një 74 vjeçar nga Gjilani dhe një 53 vjeçar nga Rahoveci.

Kështu bën të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në njoftimin e tij të fundit, ku bëhet e ditur se ka pasur një rënie të dukshme të rasteve të reja pozitive me COVID-19.

Nga gjithsej dy mijë e 183 mostra të marra për testim, 47 raste kanë rezultuar pozitive me Coronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 202 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.877 raste, kurse numri i rasteve aktive është gjashtë mijë e 402.

Numri total i rasteve pozitive është 106.489 raste dhe dy mijë e 210 raste të vdekjes.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 19 raste, Mitrovicë 6 raste, Ferizaj 3 raste, Gjilan 3 raste, Podujevë 3 raste, Gjakovë 2 raste, Kaçanik 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Leposaviq, Pejë, Rahovec, Skenderaj, Suharekë dhe Vushtrri”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com