Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, njëherësh edhe kandidat i kësaj partie për kryetar të Prishtinës, ka kritikuar qeverinë për shkak të programit të tyre qeverisës, që sipas tij nuk i kanë përmendur askund vaksinat, njofton Insajderi.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha se problemi kryesor i Kosovës është pandemia dhe dëmet e saj.
Derisa ka përmendur këtë problem, ai shton se le të vlerësohet nëse një gjë e tillë është moskujdes apo injorim.
“Qeveria nuk i përmend vaksinat anti-virus?! Qeveria e Kosovës, ose më saktësisht Ministria e Shëndetësisë në programin qeveritar askund nuk i përmend vaksinat. Moskujdes apo injorim këtë vlerësone vetë. Kosova problem kryesor në këtë kohë e ka pandeminë dhe dëmet e saj”, ka shkruar Haradinaj. /Insajderi.com