Vetë-aksident në Gjakovë, lëndohet shoferi

Vetë-aksident në Gjakovë, lëndohet shoferi

Një vetë-aksident ka ndodhur të hënën në fshatin Shishman të Gjakovës, me ç’rast një person ka mbetur i lënduar.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Xhurkaj.

Ai ka thënë se vozitësi e ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka goditur dyert e një oborri dhe veturën e cila ishte e parkuar në një shtëpi.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjakovës.

“Në fshatin Shishman të Gjakovës ka ndodhur një vetë-aksident. Deri të vetë-ksidenti ka ardhur si rezultat i mospërshtatjes së kushteve dhe rrethanave të rrugës. Vetura ka humbur kontrollin dhe ka goditur dyert e oborrit dhe një veturë e cila ishte e parkuar në një shtëpi. Si pasojë, lëndime ka pësuar vozitësi i veturës i cili ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjakovës”, ka thënë Xhurkaj./Insajderi.com