Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, kundër të pandehurit V.M., i cili dyshohet se ka aksidentuar për vdekje dy fëmijë në fshatin Carralevë, rruga Ferizaj-Shtime.
Sipas njoftimit, i dyshuari gjendet në ndalim që nga data 09 Maj 2021, kur edhe kishte ndodhur aksidenti tragjik, përcjell Insajderi.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet në rrugë.
“Sipas kërkesës së prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti me datë 09 Maj 2021, në rrugën Ferizaj- Shtime, në fshatin Carralevë, derisa ishte drejtuar automjetin e tipit “Volksëagen Golf” nga pakujdesia, ka shkelur ligjin mbi trafikun publik, ka rrezikuar jetën e njerëzve, duke vepruar në kundërshtim me dispozitën e nenit 53.1 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, ku i njëjti nuk i’a ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit kushteve në rrugë, ashtu që godet dy fëmijët, tani të ndjerët, të cilin ishin jashtë rrugës, ku me ç’rast ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e prokurorisë./Insajderi.com